Vijojne problemet për familjet rome dhe egjiptiane, te cilat nuk kane zgjidhur situaten e tyre te strehimit.

Diferencimi racor behet edhe me i dukshem, kur cdo qytet e ka nje lagje specifike ku banojne vetem pjesetare te komunitetit rom dhe egjiptian. Jetojne ne zonen e tyre, ku nderveprojne me njeri tjetrin dhe kjo shfaqet si nje situate e normalizuar. Shtetas shqiptar, por nuk gezojne te njejtat mundesi siç eshte shkollimi, punesimi, e deri te me bazikja; strehimi.

Me grupin e xhirimit te Abc news u nisem per ne qytetin e Kavajes. Ne lagjen nr 12, në godinat e ish-Ndërmarrjes së Grumbullimit jetojne 36 familje te komunitetit egjiptian. Prej 10 vitesh ata nuk gezojne kushte normale te te jetuarit. Fillimisht te strehuar ne ish repartin ushtarak, ata u zhvendosen ne kapanonin dhe mjediset e sajuara me llamarine. Ne vere, temperaturat jane ekstremisht te larta, e ne dimer, ekstremisht te ulta. Nje nder problematikat e tjera qe keta banore hasin ne jetesen e tyre ne ish godinen e ndermarrjes se grumbullimit eshte uji I pijshem, mungesa e kanalizimeve e cila mund te sjelle krijimin I nje epidemie shqetesuese per shendetin e tyre. Nga ana tjeter, ata nuk kane pasur energji elektrike prej vitesh, derisa nje vendim I bashkise ne bashkepunim me operatorin e shperndarjes se energjise ndezi dritat e shpreses per ta.

Ne hyrje te lagjes na priste Edmond sula, baba i 3 femijeve dhe personi qe ka marr persiper te ngrej zerin per te gjithe banoret ne kerkim te te drejtave te tyre.

Jemi 36 familje, jemi shtuar 40 e ca familje. Kemi vite ketu, kemi qene te reparti ushtarak 4-5 vite. U be park ai dhe erdhem ketu te baraket. Kemi vene nje penxhere nje dere qe e kemi rregullu vete. Ketu Brenda te llamarinat digjesh nga dielli. Kur bie shi mbushen plot me uje. Duam ti cojme femijat me shkolle dhe nuk i cojme dot. Une punoj ne pastrim bashke me nusen. Kemi vite qe banojme ketu ne keto kushte qe ju shikoni. Kerkesen e kemi bere gjithe si banore qe jemi te pastrehe. Energjine elektrike shkova ne tirane, ankimova atje. Erdhem ketu, kishim vite pa drite. Erdhen dhe vendosen energjine me sahate te rregullta. Te gjithe banoret ketu e paguajne energjine elektrike. Ne jemi te gatshem te paguajme edhe banesa sociale, edhe energji elektrike gjithcka. Edhe kanalizime me pas, cfare do bejme me keto barake? Ne kemi shume gra qe jane me ilace me zemer. A jetohet me te ngrohtin dhe te ftohtin e ketyre barakeve? Kjo duhet te jete shume llogjike. Ne rradhe te pare kalamajt. Te gjithe ketu jane ne marredhenie pune dhe jane te gatshem te paguajne banesen sociale”, u shpreh Sula.

“Jemi ne pune bashke me burrin, jemi te rregullte (tregon librezen). Duam rehatine ne rradhe te pare. Te jetojme si te gjithe njerezit. Femijet tane te dalin te rregullt. Une kam 5 femije. Gocen e kisha ne shkolle, e nxorra se nuk kemi kushtet. Nuk kishim as uje. Te na japin pallate se ne i paguajme. Duam rehatine tone.”, thanë disa gra në lagje.

“Jam banore e Kavajes prej 40 vitesh. Sot jam invalide, burrin e kam invalid, djalin e kam ne pune. Jetojme si mos me keq. Une jam me 4 diagnoza.”

Keta banore te qytetit te kavajes kane kerkuar shtepi nepermjet nje prej programeve te strehimit social.

  1. a) programi i banesave sociale me qira,
  2. b) programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri;
  3. c) i banesave me kosto të ulët,

ç) zhvillimit e zonës me qëllim strehimi;

  1. d) krijimi i banesave të përkohshme;
  2. dh) apo programi i banesave të specializuara.

Statusin e përfituesit nga programet sociale e marrin ato individë apo familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura. Nder kriteret e specifikuara per perzgjedhjen e perfituesit te statusit, duke u bazuar ne sistemin e pikezimit, eshte edhe te jesh anetar i komunitetit rom apo egjiptian.

Per pasoje ata jane perfitues, por sipas nje vendimi te qytetit te kavajes, mbi ta mund te aplikohet programi I bonusit te qerase. Nje nder format e mbeshtetjes sociale, te perfituara nga individi apo familja ne baze te ligjit per strehim, i cili i siguron te ardhurat mujore per te paguar qirane e nje prone, pasi ata te kene lidhur nje kontrate. Ne keto kushte, perballemi me nje qorrsokak. Bashkia e gatshme te ndihmoj, shoqeria asnje gatishmeri.

Ketu nis edhe kalvari i gjate i mospranimit per ta, dhe shume antareve te tjere te komunitetit rom dhe egjiptian qe vuajne te njejtat kushte.

Sipas Ligji nr.10 221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”: duhet te zbatohen dhe respektohen parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit në lidhje me racën, etninë, ngjyrën, gjuhën, shtetësinë, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore etj.

Ky ligj parashikon se: “1. Personi fizik ose juridik që ofron të mira apo shërbime për publikun, me pagesë ose jo, ndalohet të diskriminojë një person tjetër, i cili kërkon t’i arrijë ose t’i përdorë ato: a) duke refuzuar t’i japë një personi të mira apo shërbime për shkaqe diskriminuese.

Komisioneri per mbrojtjen ndaj diskriminimit ishte dera ne te cilen trokitem. Ky institucion siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë etj.

Sipas vendimit te komisionerit I cili cilesoi se ata jane diskriminuar, evidentohet se keto familje ishin zhvendosur perkohesisht ne kete godine pa kushte per te jetuar, por ne I gjetem serish aty pas 5 vitesh. Bashkia ne fjale ka shprehur se nuk ka mundësi financiare për të ndërtuar banesa sociale, për të sistemuar këto familje egjiptiane. Per pasoje kane aplikuar subvencionin e qirase apo bonusin e qirase. kanë përfituar subvencion qiraje 12 familje nga të cilat 7 familje bëjnë pjesë në komunitetin e pakicës kombëtare egjiptiane. Pavarësisht se këto familje janë përfshirë në këtë program, ato nuk e kanë marrë subvencionin sepse nuk kanë plotësuar dokumentacionin përkatës (kontratën e qirasë me qiradhënësin) që është kriteri kryesor për dhënien e bonusit të qirasë.

Robert Gajda na zbuloi se rastet jane te perseritura prej vitesh, me dhjetra vendime te dhenat ku vertetohet, legjitimohet diskriminimi ndaj komunitetit rom dhe egjiptian.

“Kjo eshte nje nder situatat e evidentuara. Ka edhe qytete te tjera me situate te ngjashme. Ne rastin konkret, ka shume familje qe kane hyre neper godina qe kane qene kapanone ushtarake jo te favorshme per kushte jetese. Keto jane realitete qe njihen prej dekadash. Si ne rastin e kavajes, nuk kishin kushtet minimale. Nje neglizhence nga ana e pushtetit vendor per te adresuar apo per te tentuar te gjejne zgjidhje per rregullimin e jeteses se ketyre banoreve, ose nepermjet infrastruktures, ose te shiheshin zgjidhje te tjera duke shfrytezuar ligjin per banesa sociale. E drejta per nje strehim dinjitoz eshte per cdo njeri, dhe duhet tu garantohet te gjitheve. Jo vetem, edhe ne bashki te tjera, kemi evidentuar qe ka nje dizinteres total, ndonese keto familje jane ne rrezik per jeten, si kabllot e elektrikut ne kontakt te uji. Por edhe probleme ne kushte epidemie. Per shkak te kanalizimeve te ujerave te zeza. Jane ata persona qe jane te realizuar vete, qe kerkojne te marrin me qira. Por ka dhe ata qe u eshte dhene bonusi i qirase. Kemi pasur sinjalizime ne te dyja rastet kur shoqeria tregohet diskriminuese ndonese pagesa do te jete e rregullt.”, theksoi ai.

Por kjo nuk ka ndaluar krijimin e nje fenomeni; familjet e komunitetit nuk pranohen si kliente potencial per te jetuar ne nje shtepi me qira, aq me pak ta blejne ate. Refuzimi eshte me i shpeshte se e kunderta.

U lidhem me avokatin Gentian Serjani, i organizates drejtesi sociale. Ai na tregoi se situata te ngjashme ne te gjithe Shqiperine, qe pertej pengesave institucionale, karakterizohen dhe nga nje diskriminim I thelle shoqeror

“Bashkia me te drejte deri diku tha qe nuk kam asnje program tjeter per ti ndihmuar keto familje pervec bonusit te qirase. Qytetaret dolen edhe kerkuan per banesa me qira ne qytetin e kavajes. Askush nuk iu dha. Edhe ne raste kur ka vullnet pozitiv nga bashkia, u gjet e pamundur per tu zbatuar sepse nuk kishte qytetar qe te jepte banesen e tij. Pershtatja e godinave jashte funksionit si banesa per te varferit, nje program qe do te jepte zgjidhje. Edhe ne baze te vendimeve te komisionerit per diskriminim. Nje nga fushat ku ka pasur nje vendim diskriminimi, eshte edhe fusha e strehimit. Ne qytetin e kavajes kane dale ne nje vendim se bashkia po i diskriminon. Por nje vendim tjeter eshte shprehur se shoqeria nuk po ua jep mundesine ketyre familjeve te strehohen. Situata sot e kesaj dite eshte e njejte. Kur kemi kete qasje nga shoqeria, por edhe kur nuk ka programe strehimi nga bashkite, situate do te vijoj e njejte. I vetmi program strehimi eshte bonusi i qirase, por bonusi i qirase ka si kusht te vetem dhe kryesor te pasurit nje kontrate qiraje. Fushata e ndergjegjesimit ka nevoje per kohezgjatje. Ajo qe duhet te jete promotor i ndryshimit eshte politika shteterore. Kur nuk marrim parasysh problematikat e ketij programi strehimi, kemi thene qe nuk duam ti strehojme keto familje”, deklaroi Serjani.

Agjentja imobilare, Maria Lena shena shpreh se se has raste te diskriminimit racor nga pronaret e banesave te listuara ne agjenci. Ajo vete pranon te kete qene ne mesin e shume kontratave te palidhura pikerisht per keto arsye.

“Ndodh rendom sidomos ne qytetin e Tiranes ku ne operojme. Ne e hasim shume shpesh, mundohemi te rritemi brenda kompanise me idene qe mos te diskriminojme nga ana jone, te ofrojme sherbimin kundrejt ketyre klienteve. Apartamentet e pronareve jane te listuara ne agjencine tone dhe klientet nga komuniteti rom aplikojne per te kerkuar nje apartamet me qira, online apo duke u paraqitur fizikisht ne zyre. Fokusi jone eshte te njerezit, por hasim ‘jo-ne‘ nga pronaret.

Disa nga arsyet jane stigmatizimi, diskriminimi, paragjykimi. I vret akoma opinion i komshiut, sepse komshiu nuk e do afer nje person te komunitetit. Kam kuptuar qe nuk ka te bej fare nga vjen dhe cilit komuniteti i perkon, eshte karakteriale mungesa e korrektesise. Preferencat e tyre per kliente zakonisht jane per te huaj, dhe jo shqiptare. Por ne plot raste klientet e huaj jane me pak korrekt.

Ne mundohemi t’i bindim pronaret, te ruajme balancat, mundohemi ti sherbejne personave pavaresisht races. Neqoftese refuzohet nga nje pronar, nese kemi nje ‘jo’ te panegociueshme, atehere kalojme ne apartamente te tjera derisa ketij njeriu ti sigurohet nje prone. Pronaret shqiptare duan te dijne origjinen e klientit dhe pozicionin e punes qe ka. Eshte e veshtire te besh keto pyetje. Ne nuk mund ti bejme keto pyetje. Eshte e nevojshme te dijme pse ky qiramarres eshte shkeputur nga nje kontrate tjeter. Dhe te dijme nese eshte ne nje marredhenie pune. Pronari ka te drejte te jete dyshues por nese do te ishte ne kontakt me cdo kandidat do te hynte emocioni ne mes”, tha ajo.

Sipas LIGJ Nr. 22/2018 për strehimin social:

  1. e drejta per strehim i garantohen pa asnjë lloj diskriminimi çdo individ dhe se 2. Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për të përfituar strehim në një nga programet sociale të strehimit

Ka kushte te cilat percaktojne nese nje hapesire eshte e pershtatshme per strehim. Ato specifikohen ne ligjin per strehim social

Shtepi quhet kur garantohet privatësia, një jetesë të sigurt, të qetë dhe me dinjitet. Me hapësira të mjaftueshme banimi sipas normave të strehimit dhe standardeve të ndërtimit. Me shërbime bazë, brenda mjedisit të banimit. Siguri nga shkaqe natyrore apo njerezore, furnizim me uje te pijshem dhe energji elektrime, largimi I ujerave te ndotura dhe menaxhimi i mbetjeve.

Qartazi, asnje nga keto pika nuk permbushet ne shtepite e sajuara ne ish ndermarrjen e grumbullimit.

“eshte e vertete, jemi ne nje situate ku e kane shume te veshtire te marrin nje banese me qira. e kane shume te veshtire ta gjejne fillimisht, por edhe kur e gjejne shpesh shohim qe ndeshemi me nje situate diskriminuese. Menjehere sapo i shohin, vendosin mos t’i japim. Ndodh ne te gjitha qytetet e shqiperise. Ne Elbasan kam kerkuar personalisht per nje shtepi per nje familje rome, jetonin ne kasolle dhe bashkia kishte shprehur deshiren ti ndihmonte nepermjet bonusit te qirase, i cili eshte i vetmi program qe u vjen ne ndihme. Kur me shihni mua ishin te gatshem, kur i prezantoja familjen kategorikishte kundershtonin. Dukej qarte nga menyra si reagonin qe i diskriminonin. Ata mendojne qe nuk do te jene korrekt me pagesen, nderkohe qe bashkia kishte dale garant ta paguante. Per higjenen se dyti, nderkohe qe shohim se punonjesit qe mirembajne banesat jane te komunitetit rom dhe egjiptian. E treta eshte se komshinjt nuk dua. Eshte e palogjikshme, se kur ka pronen dhe pronesine nuk mund te ndikohesh nga deshirat e komshinjve. Dhe e fundit nga numrin i femijeve. Femijet do te thyejne xhama mobilje etj. Nuk jane arsyet kryesore te mosdhenies, une shoh diskriminimin qe duhet theksuar. Jemi popull qe diskriminojme.”, tha avokat Serjani.

Por cila do te ishte nje zgjidhje per avokatin Gentian Serjani?

“Problemi tjeter eshte qe ne nuk shohim sot asnje bashki qe te zbatoje nje program tjeter qe eshte I percaktuar te ligji per strehim social. Pershtatja e godinave ted ala jashte funksioni per banesa per te varferit. Ne sot nuk kemi asnje bashki qe te zbaroj kete program. Mund te jepte nje zgjidhje. Edhe kur nuk gjejne dot banesa me qira ne treg te lire, I trajtojne dhe I strehojne me kete program me kushte me te mira. Sepse ministra thote qe ekziston ky program por nuk ka buxhet, e argumenton duke thene se nuk ka kerkesa nga bashkite. Dhe mjafton qe nje apo dy bashki qe e kane kete problem te aplikojne prane ministries, ti nxisin qe te bejne buxhet. Dhe te strehojne familjet jo te varura nga individ private. Bejne nje harmonizim te programit, ti strehojme, ti nxisim te punesohen, dhe ti nxisim te edukohen.”, sipas tij.

Edhe per Komisionerin e Mbrojtjes ndaj Diskriminimit, ka zgjidhje te cilat do te krijonin mundesi strehimi per komunitetin rom dhe egjiptiane te vendosur perpara kesaj situate qe paragjykon dhe menjanon nga te gjitha anet.

“Ne shume raste ka zgjidhje, me bonusin e qirase nje zgjidhje eshte heqja e takses qe qiradhenesi jep. Mendoj se perderisa behet fjale per nje bonus qiraje qe ka karakter social, nje nga menyrat per te qene edhe me ndjellese per qiradhenesin, per t’i hequr nje barre fiskale, kjo takes per qirane te hiqet qe te lehtesohet marreveshja. Ose pushteti vendor ti marr me qira keto banesa dhe tua jap familjeve rome apo egjiptiane. Edhe komunikimi me agjencite imobilare eshte shume i rendesishem, per te ndergjegjesuar qiradhenesit dhe per te shmangur diskriminimin. Zgjidhje prakti dhe konkrete ne lidhje me keto situate mund te kete. Eshte e veshtire te detyrosh nje pronar ti jap me qira pronen nje subjekti.”

Viti eshte 2023, informacioni eshte me i aksesueshem se kurre. Bota eshte ne perparim te vazhdueshem, me hapa galopant. Familjet rome dhe egjiptiane jetojne ende ne kushte te paperceptueshme nga nje pjese e madhe. Nga njera ane hasim pengesa institucionale te cilat edhe kur jane te gatshme te zgjasin nje dore, ajo shtyhet tutje nga mungesa e empatise, mungesa e ndergjegjesimit, dhe paragjykimi i theksuar i shoqerise.”, tha Robert Gajda.

“eshte keto familje duhet te jetojne ne kushte si pjesa tjeter e populate. Aktualisht situate eshte me keq. Shohim familje qe jetojne ne kasolle, ne momentin qe kemi kete lloj qasje nga shoqeria, do ti leme menjane, por edhe nuk trajtohet nga bashkia apo institucionet, atehere shohim se situata e tyre do te jete e njejte. Ti marrim nga qytetet, ti cojme ne nje zone te larget, ne nje fshat. Ta dijme si shoqeri qe nuk mund te pranojme njerez te tille te jetojne bashke me ne.”, nënvizoi avokat Serjani.

Sot keto familje jane duke luftuar me valet e nxehta te temperaturave ekstreme te veres. Pak muaj me vone do te perballen me shiun e rrembyeshem dhe te ftohtin dimeror. Sic kane bere prej vitesh tashme. Ne mes te qytetit, perball syve te te gjitheve por te padukshem dhe ne meshire te fatit. Edhe sa do te vazhdoje kjo gjendje?/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re