Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde njoftoi se një delegacion nga Ministria e Brendshme do të niset javën e ardhshme drejt Turqisë lidhur me bisedimet për anëtarësimin e vendit në NATO.

Linde në një prononcim për agjencinë zyrtare të lajmeve TT të vendit të saj, tha se negociatat me Turqinë vazhdojnë pa problem.

Ajo theksoi se presin që Türkiye të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO. “Por, nuk e di se kur Turqia do ta miratojë. Javën e kaluar u takuam me homologun tim turk Çavuşoğlu në mbledhjen e OKB-së në New York. Rishikuam negociatat, çdo gjë shkon mirë. Ne i përmbahemi marrëveshjes”, tha Linde.

Në Samitin e NATO-s në Madrid më 28 qershor, Türkiye nënshkroi memorandum trepalësh me Finlandën dhe Suedinë. Takimi i parë i Mekanizmit të Përhershëm të Përbashkët të formuar në kuadër të memorandumit, u mbajt në qytetin Vantaa të Finlandës më 26 gusht.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re