Ligjvënësi i PS-së, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend ka deklaruar se një deputeti i kanë arrestuar të vëllanë në Gjermani disa muaj më parë për trafik droge.

“Po pyes, kujt i kanë marrë vëllain në Gjermani muaj më parë për trafik droge? Kujt?”, shprehet deputeti socialist.

Ndërkohë që kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ndërhyri nga vendi, Erion Braçe iu drejtua duke i thënë që “bëj këtë pyetjen time brenda grupit tënd se sqarohesh”.

“Po nga ty kam frikë shumë unë të them të drejtën. Të gjejë kurajon ta thotë, edhe brenda partisë së tij Po të dojë kam”, u kthye deputeti i PS-së, Bardhit.

Erion Braçe: “Më shtyu një deputet që vjen këtu me duar në xhepa, zakonisht nuk lexon asgjë dhe na vuri në siklet të madh duke kërkuar emra. Po pyes, kujt i kanë marrë vëllain në Gjermani muaj më parë për trafik droge? Kujt? Derisa të bindet të vijë ta thotë këtu do të vazhdojmë me gjëra të tjera

I drejtohet Bardhit: Po pyet se drejton edhe Grupin ti? Bëj këtë pyetjen time brenda grupit tënd se sqarohesh, bëje? Po nga ty kam frikë shumë unë të them të drejtën. Derisa ta gjejë kurajon ta thotë, edhe brenda partisë së tij po të dojë kam disa gjëra të tjera.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re