Në 19 nëntor të vitit 2017 aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, humbi vajzën e tij të vetme, Bubulinën. E teksa vitet kalojnë, ai nuk ka reshtur kurrë së shkruari për të, kurrë nuk ka harruar t’i urojë ditëlindjen apo t’i thotë se e do dhe mezi pret të takohesh sërish një ditë. Ditën e djeshme, ditën e kobshme që e ndau nga dashuria e tij e madhe, Lajçi ka rikujtuar të bijën me disa vargje të ndjera që veç zemra e thyer një babai mund t’i shkruajë, shkruan Living.

 

Gurin e nandorit duem me ta puthë Bubulinë!

(Në 6 vjetorin e ikjes!)

“Ti po nguteshe, unë po ngutesha. Po nxitonim që të dy!

Rrugës që lakohet unë, rrugës pa kthim ti.

E bora po binte fjolla fjolla!

E nandor ishte si sot.

Qiell i përlotun, me sorra që i krrokisnin zisë!

Ti po largoheshe prej Kurrizit që t’rriti, unë po zbrisja nga qielli me fluska bore!

– Me ia trupua rrugën njeni tjetrit nxitojshim!

Ti po futeshe Grykës e s’prisje me ta prekë ballin as me ta thirrë emnin!

Po nguteshe ti, po ngutesha unë. Po nxitonim drejt gropës që mbushej borë.

Ti mu shtri unë me qajtë!

Mbramë erdhe n’andërr dhe nuk fole. Nuk me shikove. Do letra i more dhe u zhduke!I

Ishe hatrua, që s’ndodha në natën e ikjës tande!

Tani po shkruej për dhimbjet e 6 viteve e gjethet e verdha po fluturojnë Dardanisë.

Ah!

Nandori, kjo festë flamuri, gëzim shqiptari e dhimbje Çuni!

Po!

Po futëm Grykës me Leartin, Galën, Kosovaren e hije shkambi bie mbi prushin e dhimbjeve tona!

Sot gurin e nandorit duem me ta puthë Bubulinë!

19 nandor 2023″

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re