SHBA i dhuruan Shqipërisë 29 mjete të reja, të blinduara, shumëpërdorimshme dhe me lëvizshmëri të lartë (Humvee), e destinuar për Batalionin e II të këmbësorisë së Forcës Tokësore, një strukturë i deklaruar në NATO.

“Kjo ndihmë dhe mbështetje për forcimin e muskujve ushtarakë të dy prej njësive tona kryesore siç janë batalioni i II dhe ai i Forcave Speciale është shumë më tepër se kontributi real dhe konkret rritjen e kapaciteteve të tyre operacionale luftarake.

Kapacitetet tona janë kapacitetet tuaja, janë kapacitetet e aleancës, FA shqiptare do të jenë gjithmonë me ju gjithmonë me aleancën në mbrojtjen dhe sigurimin e vlerave tona të përbashkëta”, iu drejtua ministri Peleshi ambasadorjaYuri Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re