“Një diamant i ri në Paris”, Lionel Messi është zyrtarisht një lojtar i Paris Saint-Germain

Lionel-Messi-PSG-have-begun-negotiations-after-shocking-Barca-departure.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

 

Është një ditë historike për futbollin botëror, është dita në të cilën Lionel Messi ndryshon zyrtarisht fanellën sportive pas më shumë se 20 vitesh të kaluara në Barcelonë.

Argjentinasi ka nënshkruar një kontratë me Paris Saint-Germain, e cila është qershia mbi tortën e një fushate blerjeje vërtet faraonike nga klubi francez, ku pas Donnarumma, Hakim, Sergio Ramos dhe Wijnaldum, arrin të sjellë në Paris edhe më të mirin e futbollit botëror.

Me anën e një videoje prej gati 2 minutash që gjurmon gjithë këtë ditë të paharrueshme për klubin francez, PSG njofton zyrtarizimin e Messit në Twitter me fjalët “Një diamant i ri në Paris”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë