Ne jemi gjithmonë në kërkim të diçkaje. Diçka më e mirë, më e përsosur, më e madhe ose më luksoze. Punë më të mirë, veshje më në modë, shtëpi ose makinë më të madhe. Megjithatë, gjëja më e çmuar që kemi. Pikërisht aty, rreth tavolinës gjatë darkës: familja jonë.

Ne planifikojmë ditët tona në optikën e “kohës më të mirë” … Koha më e mirë për të shkuar në park, për ta thirrur atë miken që nuk e kemi dëgjuar për një kohë të gjatë, për t’u kujdesur për veten …

Ne e kurdisim jetën tonë në kërkim të gjërave materiale dhe lëmë gjithçka tjetër për më vonë, sepse nuk është ende momenti i përsosur, pa e ditur se thesari më i çmuar është koha që kemi në dispozicion sot.

@Shutterstock

Sepse do të vijë një ditë kur ne do të kuptojmë se ajo kohë ka kaluar tashmë, na rrëshqiti nga dora, duke na lënë të ngërthyer në një humbje të energjive … Dhe pastaj për çfarë? A e keni menduar ndonjëherë? Do të ketë një ditë kur shtëpia do të jetë e gjitha në rregull, në të cilën gjithçka do të jetë vendin e vet. Gjithçka … por jo krejt gjithçka. Ne jo, ata jo.

Heshtja do të jetë shurdhuese dhe do risjellim në mendje ato darka tona kur ishim të gjithë së bashku, në harenë e zhurmshme të atyre momenteve, në thërrimet e biskotave në dysheme, në të qeshurat ose në lotët për të mos ngrënë perime. E gjitha kjo, të cilës sot nuk i japim rëndësi, do të na mungojë shumë nesër.

Ajo tavolinë përreth së cilës qëndrojmë si të hutuar, ato darka që nuk janë elegante, që nuk përfshijnë “enët më të mira”, ato që ne ndonjëherë i kalojmë në pizhama. Po, janë pikërisht ato që do të na mungojnë.

Sigurisht që nuk do të lodhemi si tani dhe ne do të kemi kënaqësi të tjera ndoshta … Por kjo tryezë nuk do të jetë më e njëjta, ato darka nuk do të kthehen. Atë ditë ne do të kuptojmë se të hash darkë me familjen tënde do të thotë të kesh gjithçka në jetë.

@Shutterstock

Sepse ato darkë ishin të pasura, ndoshta jo në ushqim apo ëmbëlsira, por ishin thjeshtësisht të pasura me ne, me fëmijët tanë, me miqtë tanë më të shtrenjtë, me gjyshërit të dielave, me xhaxhallarët e largët ose vëllezërit. Sepse ulesh në një darkë familjare do të thotë të kesh gjithçka … Çdo ditë është unike, është një grumbullim me momente të veçanta.

Sepse janë të gjitha momente që nuk do të kthehen, që nuk e dini se sa kohë do të zgjasin … Ato janë të gjithë kohë e çmuar. Ato për të cilat ia vlen të jetosh.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re