Skip to content

“Një ditë e paharrueshme”/ Ambasadori i BE-së ia merr këngës në Korçë

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka vizituar qytetin e Korçës, ku është pritur me këngë e me valle.

 

Soreca shprehet se kaloi një ditë të paharrueshme në qytetin e serenatave, nën motivet dhe tingujt e këngëve popullore.

 

Në një moment, zyrtari i BE shihet krah këngëtares Marsela Çibukaj.

 

“Shikoni videon mahnitëse të një dite të paharrueshme në Korcë. I përulur nga pritja e fëmijëve të  Korçës që këndojnë në Odën e Gëzimit. “Ne nuk duhet t’ju shpjegojmë se çfarë është Evropa, sepse Shqipëria është Evropë” # EuropeisHereisbecause # HereisEurope.MirupfashimKorça!”, shkruan Soreca në Twitter.

Thank you #Korça 🇦🇱 for the unforgettable night! Take a look 👇 at the amazing atmosphere during our #EuropeWeeks2021 🚍 events in the city of serenades. pic.twitter.com/pFFNFroCTe

— EU in Albania (@EUinAlbania) May 26, 2021