Ndërsa të shtunën e 30 dhjetorit në mesditë, pritet që Gjykata e Posaçme të shprehet për fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë, avokatët e palës mbrojtëse janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e SPAK për të marrë provat e materialeve audio të seancave dhe procesverbalet me qëllim provimin e pretendimeve të tyre për njëanshmëri të gjyqtares.

Kërkesa e re për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pritet të depozitohet nga avokatët brenda orarit zyrtare, afati për të cilën është ora 16:00.

Kujtojmë se, një ditë më parë Gjykata e Posaçme shtyu për herë të tretë seancën për dhënien e vendimit për kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me mbikqyrje policore dhe “ndalim komunikimi”, për Sali Berishën i akuzuar për korrupsion në aferën “Partizani”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re