Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e shtetases 60 vjeçare në Vlorë e cila u gjet pa shenja jete. Ndryshe nga sa thuhet në njoftimin e policisë, mësohet se 60 vjeçarja është gjetur brenda ambientit të një bar kafeje.

Ndërsa ditën e djeshme shtetasja, Vera.S kishte shfaqur shqetësime shëndetësore.

Punonjësit shëndetësorë të cilët u paraqitën në vendngjarje me ambulancë, bënë një kontroll dhe më pas u larguan. E ndjera prej vitesh jetonte vetëm në Vlorë, që prej kur ishte shpërngulur nga Elbasani.

Njoftimi i dhënë nga policia:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.

Gjendet e vdekur një grua në Vlorë

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re