Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, një ditë para pervjetorit te 10 te  “21 Janarit”, ku u vrane nga Garda 4 protestues ne mes te bulevardit, ka treguar një zhvillim të rëndësishëm nga Prokuroria.

Balla thote se Prokuroria ka kërkuar hetime të mëtjeshme për vrasjen e dy protestuesve Aleks Nika dhe Hekuran Deda.

Balla thotë se ky hetim nuk duhet të fokusohet vetëm te ekzekutorët, por dhe të urdhëruesit, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha.

“10 vite nga masakra e 21 Janarit, DREJTËSIA E RE duhet të marrë përgjegjësitë dhe të hetojë urdhëruesit”, shkruan socialisti.

“Jemi informuar se Prokuroria ka kërkuar hetime të mëtejshme në dosjen e vrasjes së protestuesve Aleks Nika dhe Hekuran Deda më 21 Janar 2011.

Por ky hetim nuk mund të fokusohet vetëm tek ekzekutorët, pa marrë në hetim urdhëruesit.

Sali Berisha për 10 vite me rradhë rreh gjoksin se ai është urdhëruesi i plumbave mbi popullin protestues. Lulzim Basha si Ministër i Brendshëm zbatonte urdhërat e Sali Berishës nga tarraca e Kryeministrisë. Ai nuk mori asnjë përgjegjësi madje u gradua në detyrë nga Saliu pas 21 Janarit”, përmbyll ai.

Nesër, më 21 Janar 2021, bëhen 10 vite nga vrasja e 4 protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, para kryeministrisë, në protestën e thirrur nga Partia Socialiste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re