Skip to content

Një ditë para Kuvendit, Berisha: Ejani në ‘Air Albania’, të nisim rrugëtimin tonë drejt Fitores

Ish-kryeministri Sali Berisha, vetëm një ditë para Kuvendi iu ka bërë thirrje demokratëve që ti bashkohen nesër në ambientet e Stadiumit ‘Air Albania’ në ora 10:00.

“Ejani te festojmë se bashku Ditëlindjen e Partisë Demokratike dhe te nisim rrugëtimin tone drejt Fitores!”, shkruan ish kryetari i PD-së në rrjete sociale.

Demokratët do të mblidhen nesër në Kuvendin e konsideruar si kuvendi i rithemelimit të Partisë Demokratike.

Berisha fton të gjithë demokratët t’i bashkohen në Kuvend, ku delegatët do të kenë zonën e tyre të ndarë, por pjesa tjetër e stadiumit ‘Air Albania’ do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij momenti.