Një ditë para protestës së opozitës, kryeministri Rama ka mesazh në
Facebook për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Kreu i qeverisë duke
cituar një shprehje të Martin Luther King thotë se protestat e dhunshme
nuk të çojnë në fitore dhe këtë e gjë e dinë dhe ata që i bëjnë.

‘Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron
në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i
bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare,
sepse ndjell humbjen. Martin Luther King‘ shkruan Rama.

Opozita nesër në orën 20:00 do të zhvillojë protestën e 10-të kombëtare para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama. Lideri demokrat dhe kryetarja e LSI-së u bënë thirrje sot qytetarëve që të bashkohen nesër në protestë.

Por PD dhe LSI-ja kanë divergjenca përsa i përket 13 Tetorit, që Meta
e shpalli si datë zgjedhjesh për vendoret, pasi Basha kërkon më parë
largimin e Ramës dhe qeveri tranzitore, ndërsa për Kryemadhin është ditë
zgjedhjesh.  Opozita dhe Presidenti nuk e njohin 30 Qershorin.






Previous articleKryemadhi i zbulon të palarat Edi Ramës: Më çonte mesazhe me…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re