Kur na ndajnë pak orë nga mbajtja e referendumit të thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së, ish-kryeministri i është drejtuar me një mesazh komisionerëve.

Berisha kërkon që të gjithë të bëjnë përpjekje maksimale me qëllim që të sigurohet pjesëmarrja e të gjitha anëtarëve të PD-së.

“Drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës. Një përshendetje të përzemërt të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim.

Për ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i  çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese”, shkruan Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re