Një ditë para votimeve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një një krim elektoral të ndodhur në Kukës.

Berisha referuar një denoncimit të qytetarit dixhital, thotë se Gentian Berberi, një person i lidhur ngushtësisht me strukturat e policisë dhe nën akuzën e narko-komisarit, ka shpërndarë para në këmbim të votave.

“Krimineli elektoral Gentian Berberi ndan lekë me furgon policie. Dënoj me forcën më të madhe krimin e shëmtuar të narko-komisarit Berberi”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë

Krimineli elektoral Gentian Berberi ndan lekë me furgon policie.

Dënoj me forcën më të madhe krimin e shëmtuar të narko-komisarit Berberi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje dr drejtori i policise se qarkut te Kukesit pas presionit qe ka bere mbi bizneset qe te votojne per kandidatin e PS me urdher te Edi Rames ka dal hapur dhe shperndane lek per vote me furgon policie. Ju lutem denoncojeni kete kriminel!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko