Një ditë pas votimeve të 30 qershorit, Sali Berisha është parë në ambientet e selisë blu, për një takim me kreun demokrat, Lulzim Basha.

Basha dhe Berisha kanë diskutuar për situatën politike post zgjedhore dhe aksionin që opozita do të ndjekë tashmë, kur ka 6 muaj që ka djegur mandatet.

Partia Demokratike bashkë me partitë aleate nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale dhe nuk i pengoi dot ato, siç kishte paralajmëruar, ndaj dhe Berisha i ka vajtur në zyrë Bashës për ta udhëzuar për hapat e mëtejshëm.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re