Është bërë publike sërish teza e provimit të Gjuhës Shqipe, edhe pse maturantët ndodhen ende në sallë ku po i nënshtrohen testimit të dytë të maturës 2023.

slider-4-620x279

Gazetarja e Panorama Tv, Anxhela Kurti bën me dije se teza e provimit të letërsisë është bërë publike vetëm 15 minuta pas fillimit të procesit.

Mësohet se teza është publikuar nga “Studentët Denoncojnë”, ndërkohë që janë rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin që po i nënshtrohen testit të dytë të maturës, ku procesi ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të mbarojë në orën 12:30.

WhatsApp Image 2023-06-07 at 10.35.29 AMWhatsApp Image 2023-06-07 at 10.35.29 AM (1)WhatsApp Image 2023-06-07 at 10.35.29 AM (2)WhatsApp Image 2023-06-07 at 10.35.29 AM (3)

Lidhur me publikimin e tezës së parë të anglishtes, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se ky detaj nuk e cënon procesit, ku vetëm një ditë më vonë ‘tradita’ është përsëritur ku dhe është bërë publike fleta e provimit.

“Detaj që nuk e cenon procesin. Është e parapërgatitur, bëhet për të vënë në dyshim procesin. Me sa duket ka njerëz që angazhohen për një gjë të tillë, është e njëjta dorë që i publikon”, tha Kushi për Report TV.

Kujtojmë se maturantët kryen provimin e Anglishtes më 1 qershor, ndërsa më 13 qershor do të testohen në provimin e matematikës.

Lënda me zgjedhje është provimi i fundit, që do zhvillohet më datë 19 qershor.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re