Ilustruese

Pezullohet mësimi në shkollën Papa Kristo Negovani në Ersekë, pasi rezultoi pozitive me Covid-19 sanitarja e kësaj shkolle.

Mësohet se situata do jetë e tillë pasi të dalin përgjigjet e tamponëve të marrë. Dyshohet se 12 mësues janë të prekur me Covid në këtë qytet.

Gjatë një pronocimi për Faxnews, ka ardhur reagimi i një prej mësuesve. Duke dashur të ruajë identitetin, mësuesi shprehet se fillimisht pozitiv me virus ka dalë pastruesja e shkollës.

Ai shton se 10 mësues të institucionit arsimor janë përzgjedhur dhe pasi kanë kryer tamponin janë izoluar pa marrë përgjigjie nga testimet.

Mësuesi kërkon që të gjithë t’i nënshtrohen kryerjes së tamponit pasi 20 mësues dhe dy sanitare nuk i janë nënshtruar testimit, ndërsa mësimi vijon ende niormalisht dhe pas lajmit që regjistron një shifer të lartë të mësuesve të prekur në këtë qytet. (M.Q/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re