Forcat besnike të komandantit të arratisur libian, Khalifi Haftar kanë njoftuar se ata kanë sekuestruar një anije që lundronte nën flamurin e Grenadës afër bregdetit Libian, ekuipazhi i të cilit përbëhet nga shtetas turq.

Akti vjen menjëherë pasi parlamenti turk miratoi bashkëpunimin e sigurisë dhe ushtrisë me Libinë.

Një anije që i përkiste Ushtrisë Kombëtare Libiane të Haftarit (LNA) ndaloi anijen në brigjet territoriale të Libisë, afër qytetit lindor të Derbe, dhe e devijoi atë në portin e Ras El Hilal “për inspektimin e ngarkesave që mbante”, tha zëdhënësi i LNA-së Ahmed Mirmari, pa sqarime të mëtejshme.

Forcat Lindore dërguan një video në Reuters duke treguar forcat e Haftarit duke ndaluar anijen dhe duke marrë në pyetje anëtarët e ekuipazhit, si dhe fotot e pasaportave të tre shtetasve turq.

Ankaraja nuk ka komentuar deri më tani për ngjarjen.

Të shtunën, Turqia nënshkroi një marrëveshje sigurie dhe ushtarake me qeverinë libiane të njohur ndërkombëtarisht (GNA).

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha që Turqia mund të dërgojë trupa në Libi për të ndihmuar forcat e GNA-së që luftojnë ushtrinë e Haftarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re