Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e parashikuar për sot është shtyrë për një ditë tjetër.  Nuk dihen arsyet e shtyrjes, por një ditë më parë u vendos për të diskutuar për objektivat e dy komisioneve hetimore parlamentare, atë të koncesionit të shëndetësisë dhe sistemit TIMS.

PS dhe PD po shkojnë drejt marrëveshjes për ngritjen e dy komisioneve hetimore që kërkon opozita.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve te mbajtur nje dite me pare me prezencën e Bledi Çuçit nga PS dhe Gazment Bardhit nga PD, këta dy të fundit janë shumë pranë konsensusit. Bëhet fjalë për dy komisione hetimore parlamentare që kërkon PD; TIMS-in dhe koncesionet në shëndetësi, ku përfshihet ai i “Sterilizimit” dhe “CheckUp”.

Konsensusi vjen për herë të parë, pas rreth 5 muajsh kaos në Kuvend, teksa “Rithemelimi” u ul dje në tryezën e Konferencës së Kryetarëve përballë deputetëve të mazhorancës. Pas mbledhjes së grupit demokrat, u mandatua Gazment Bardhi për negociatat me Partinë Socialiste. Dakordësia e parë në parim mes socialistëve dhe “Rithemelimi” u arrit për ngritjen e dy komisioneve hetimore, konkretisht për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS, ndërsa tjetri për 4 koncesionet e sterilizimit në Shëndetësi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re