Ditën e nesërme, në orën 10:00, kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste.
Mbledhja vjen pas ndryshimeve të drejtuesve politikë të 6 qarqeve, të prezantuara ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së PS.
Kryesocialisti Rama largoi sot 4 drejtues qarqesh: Elisa Spiropalin, Benet Becin, Eduard Shalsin dhe Emirjana Sakon. Spiropali u zëvendësua në Tiranë nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu. Sako në Durrës u zëvendësua nga Blendi Klosi. Ministri Ermal Nufi zëvendëson Ulsi Manjën në Lezhë. Ermal Karakçi zëvendëson Benet Becin në Shkodër. Ulsi Manja zëvendëson Blendi Klosin në Dibër dhe Erjon Malaj zëvendëson Eduard Shalsin në Kukës.
Po ashtu Rama konfirmoi Bledi Çuçin në Vlorë, Niko Peleshin në Korçë, Mirela Kumbaron në Gjirokastër, Ervin Demon në Berat, Arbjan Maznikun në Elbasan. Ndërkohë Kukësi iu besua Erion Malajt.
- Qarku Tiranë – Taulant Balla- ikën Elisa Spiropali
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu - Qarku Durrës – Blendi Klosi- ikën Emirjana Sako
- Qarku Lezhë – Ermal Nufi- zëvendëson Ulsi Manjën
- Qarku Shkodër – Enea Karakaçi- ikën Benet Beci
- Qarku Dibër – Ulsi Manja – zëvendëson Blendi Klosin
- Qarku Kukës – Erjon Malaj- ikën Eduard Shalsi
- Qarku Elbasan – Arbian Mazniku- Konfirmohet
- Qarku Berat – Ervin Demo- Konfirmohet
- Qarku Fier – Belinda Balluku- Konfirmohet
- Qarku Vlorë– Bledi Çuçi- Konfirmohet
- Qarku Gjirokastër– Mirela Kumbaro- Konfirmohet
- Qarku Korçë– Niko Peleshi- Konfirmohet
