Fax Neës ka mbërritur në ambientet e selisë blu një ditë pas protestës.

Në pamjet e siguruara shihet se në ambientet e jashtme thuajse gjithë xhamat e selisë janë thyer.

Protestuesit nuk kanë kursyer as dhomat me pajisje dhe dokumente të cilat janë hedhur në tokë dhe janë dëmtuar. Selia është shpallur vendngjarje nga policia.

Dëmet në selinë e PD janë të mëdha ndërsa punonjësit në seli nuk lejuan kamerat të ngjiten në katin e dytë të godinës.

Bëhet me dije se ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia për situatën e krijuar nga dje, ndërsa vlen të përmendet se në oborr janë makinat e kryetarëve të degëve të cilët janë larguar pa i marrë. Makinat janë me goma të çara dhe xhama të thyer.

Kujtojmë se në komisariat janë shoqëruar 60 persona deri në këtë moment për incidentet në selinë blu, dhe pritet që numri të rritet akoma më shumë në orët në vazhdim.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re