Skip to content

Një ditë pas takimit me Sorecën, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon shkarkimin e Vitore Tushës, ja arsyeja

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mësohet se ka dorëzuar ditën e sotme një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon përjashtimin nga procesi për ‘Teatrin’ të kryetares në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Kjo kërkesë erdhi pas takimit që Tusha zhvilloi me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luiggi Soreca. Sipas Aleancës, ky takim u mbajt i fshehtë për publikun.

/faxweb