Një ditë pas tensioneve në Kuvend, deputetët e grupit parlamentar të Opozitës do të mblidhen ditën e sotme pas thirrjes së Gazment Bardhit.

Bardhi njoftoi deputetët e grupit të tij se mbledhja do të mbahet në orën 9:00 në sallën e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa ka theksuar se pjesëmarrja e tyre është shumë e rëndësishme.

Kujtojmë se seanca e djeshme parlamentare, e para për këtë vit kalendarik, u mbyll para kohe pas tensioneve të krijuara mes opozitës dhe mazhorancës.

“Të nderuar kolegë, nesër e martë, ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Ju falenderoj”, thuhet në mesazhin e tij që iu dërgua deputetëve ditën e djeshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re