Një tragjedi e rëndë, një e premte e zezë ishte nata e 21 korrikut për djemtë e familjes Zogu, nga fshati Cingar i Gramshit.

“Katër anëtarë të familjes zogu humbën jetën tragjikisht pasdites e së premtes në ujërat e liqenit të Banjës. Një skenë krimi për policinë janë vetëm dy motoçikleta, shapkat e personave që kanë humbur jetën dhe tre telefona celularë. Ndërsa pas një ore e 30 minutash, efektivët e forcave RENEA bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.”

Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij, Rubensi 19 vjeç dhe Esti, 14 vjeç si dhe nipi Melis Zogu, 20-vjeç kishin dalë të premten pas mesditës për t’u freskuar në këto ditë me temperatura të larta në Liqenin e Banjës në Gramsh.

Strukturat u angazhuan pasi familjarët nuk po lidheshin dot me ta. Por asnjë shenjë jete sikurse u nxorën trupat e tyre nga ujërat e liqenit të Banjës, pas më shumë se një orë e 30 minuta kërkimesh në errësirë.

“Babai me dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtyur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not”.

Rreth mesnatës u gjet trupi i fundit, i katërt i pajetë. Trupat e djemve të familjes Zogu u gjetën pranë njëri-tjetrit. Ekipet e kërkuesve thanë njëri prej tyre ka qenë duke u mbytur, dhe njëri pas tjetrit kanë shkuar për t’i ndihmuar por thellësia e liqenit, e ka bërë të pamundur që ata të dilnin sërish në sipërfaqe.

“Fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ata kur janë futur për tu larë, kanë rënë direkt nëpër gropa.”

ABC News ishte këtë të shtunë, në vendin e tragjedisë. Një qetësi e karakterizon zonën përreth. Shenjat e vetme janë cigarët që viktimat kishin me vete, para se të ndodhte tragjedia.

Banorët aty ndihen të pasigurtë, ndërsa flasin për familjen që humbi 4 pjesëtarë të saj. Pamjet tregojnë banesat që janë afër me liqnin e Banjës, në Gramsh. Dikur fshati Cingarë, pjesë e të cilit ishte dhe familja Zogu, ishte më i populluar, tani kanë mbetur pak njerëz. Disa nga banorët tregojnë për ABC Neës se larja në liqen është e rrezikshme dhe tragjedi kanë ndodhur edhe më parë.

Por pavarsisht rasteve të mbytjeve, Liqeni i HEC-it të Banjës është i hapur, i parrethuar, pa roje dhe pa tebela paralajmëruese sidomos për ata që nuk dinë not. Në liqen ka përditë njerëz që zgjedhin tu ikin temperaturave të larta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re