Skip to content

Një ditë pasi kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”

Rama mbledhje vila e kuqe pallati i brigadave

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Vilën e Kuqe, në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj, ndërsa takimi zhvillohet vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë u ka kërkuar ministrave të nisin shkarkimet e drejtuesve të institucioneve dhe agjencive në varësi të dikastereve të tyre.

Mbledhja vjen në një moment tensionesh politike dhe protestash të vazhdueshme studentore, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.