Skip to content

Një ditë pasi paralajmëroi rikthimin, Sali Berisha i dërgon mesazhin e koduar demokratëve

199287404 1928211834006381 2383887719293537768 n

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur me simbolin e demokracisë me dy gishtat lart të gjithë demokratët.

Ky mesazh i fortë i liderit historik të PD-së vjen një ditë pasi ai deklaroi “kurrë mos thuaj kurrë”, pasi u pyet a është i gatshëm të kthehet në Krye të PD.

“Nje pershendetje te perzemert! Sb“, shkruan Berisha.

Mbrëmjen e djeshme, ish-Kryeministri u pyet në “Syri Tv” mbi mundësinë e një rikthimi në krye të Selisë Blu.

Berisha i habiti të gjithë me përgjigjen e tij “kurrë mos thuaj kurrë”. Rikujtojmë se kjo deklaratë e fortë e Berishë vjen vetëm3 ditë para zgjedhjeve që do të mbahen në datë 13 qershor për kreun e ri të PD-së.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb