Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Lajmin e ka konfirmuar vetë ambasadorja përmes një postimi në Tëitter, ku e cilëson takimin si të suksesshëm.

Kim shprehet se i nënvizoi kryedemokratit pritshmëritë për një listë të pastër kandidatësh për zgjedhjet e ardhshme.

“Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. E lumtur të dëgjoja programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re