Një vogëlush me origjinë shqiptare ka prekur zemrat e italianëve, teksa media në shtetin fqinj ka bërë lajm gjestin e tij bamirës.

Kolton Ndoj është vetëm 6 vjeçar, por zemrën e ka të artë siç thonë mediat italiane. Vogëlushi ka dashur të ndihmojë fëmijët në nevojë dhe për këtë ka dhuruar të gjitha paratë e mbledhura si kursime.

Kursimet e tij, vogëlushi ia ka dhuruar Kryqit të Kuq me shpresën se me ato pak para të mbledhura mund të blihen disa lodra për fëmijët në nevojë.

Kolton në muajin prill mbush 7 vjeç dhe frekuenton shkollën fillore në Bregnano.

Mbase ai nuk e ka ende të qartë situatën ekonomike në vend, por një gjë e di mirë, se shumë fëmijë në moshën e tij jetojnë në kushte të vështira dhe nuk kanë mundësinë të marrin një dhuratë”-shkruan media italiane.

“Ishte një moment shumë i bukur dhe djali ishte shumë i lumtur”-tregon Julanda, nëna e vogëlushit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re