Politikani holandez i ekstremit të djathtë dhe udhëheqësi i grupit islamofobik PEGIDA, Edwin Wagensveld grisi një kopje të Kuranit të shtunën në Amsterdam.

Duke përmendur se ai ishte nën hetim për fyerje, Wagensveld tha se “ri-copëtimi i Kur’anit është mënyra më e mirë për të për të shprehur mendimin e tij”.

Ai më parë grisi një kopje të Kuranit para ndërtesës së përkohshme të parlamentit holandez më 22 janar në Hagë, ndërsa ishte nën mbrojtjen e policisë, dhe e bëri përsëri më 13 shkurt në Utrecht.

Pavarësisht paralajmërimeve nga grupet myslimane se anëtarët e PEGIDA-s do të digjnin një kopje të Kuranit, tubimi nuk u ndalua, duke shkaktuar një kundërprotestë nga komuniteti mysliman.

Zyra e prokurorit publik njoftoi se i dyshuari do të merret në pyetje për përdorimin e shprehjeve raciste gjatë grisjes së një kopje të Kuranit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re