Skip to content

Papa thirrje shteteve: Vaksina duhet t’u jepet të parëve të varfërve dhe nevojtarëve

Në mbajtjen e meshës për ditën e Krishtlindjes ditën e sotme në Vatikan, Papa Françesku theksoi se zbulimi i vaksinave nga disa kompani të ndryshme nëpër botë është një ditë shprese nëse ato janë të disponueshme për të gjithë popullsitë.

Ai u dërgoi një thirrje drejtuar të lartë të vendeve në botë, ku u kërkoi që të administrojnë dozat së pari për të varfërit dhe nevojtarët.

“Ne nuk mund të lejojmë që nacionalizmat e mbyllur dhe virusi i individualizmit të na ndalojë të jetojmë si familja që jemi, unë nuk mund ta vendos veten përpara të tjerëve. Unë i lutem të gjithëve që të promovojnë bashkëpunimin dhe jo konkurrencën”, – nënvizoi Papa.