Piera Aiello, deputete e parlamentit italian e zgjedhur në radhët e Lëvizjes 5 Yjet, ka treguar fytyrën për herë të parë para publikut.

Për 27 vjet ajo ka jetuar nën mbrojtjen e policisë pasi është një dëshmitare e drejtësisë.

Aiello ka qenë pjesëtare e familjes mafioze Atria në Catania, ku bos është as më shumë e as më pak por vetë kreu i Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro.

Ajello është kunata e Rita Atria-s, e cila në vitin 1992 u bë e famshme se shpalli distancimin nga mafia pikërisht pas vrasjes së Paolo Borsellinos.

Pas këtij akti, Rita u vetëvra tragjikisht(të paktën zyrtarisht) ndërsa Piera vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë për të denoncuar krimet e familjes së saj mafioze.

Në zgjedhjet e 4 marsit ajo garoi si kandidate për deputete direkte pikërisht në zonën zgjedhore më të “nxehtë” të Catania-s që është feud i Messina Denaros.

Gjatë fushatës, Aiello nuk doli kurrë në publik për motive sigurie, kurse zyrtarët e partisë shpallën si kandidate për deputete duke folur në distancë për të. Piera fitoi zgjedhjet dhe vetëm dje doli në një manifestim publik.

Pikërisht në përkujtimoren e vrasjes së kapitenit të policisë, Mario D’Aleo, në Valderice të Trapanit, zonë shumë e njohur e ku në vite janë rritur killerat e Cosa Nostra-s.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re