Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje me një grup kriminal që ka të bëjë me shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

Në fokus të hetimeve është një person, tashmë i arrestuar me origjinë nga Siria, por që ka edhe shtetësi shqiptare. AMP ka dyshime të forta se ky i fundit ka përfshirë në skemën e shpërndarjes të lëndëve narkotike edhe efektivë të policisë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në hetim është përfshirë një efektiv i policisë, i cili aktualisht është në sektorin e antidrogës në Shkodër. Më përpara ka shërbyer në të njëjtin sektor në Tiranë. Efektivi, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve i ka dhënë automjetin e tij shtetasit sirian. AMP dyshon se automjeti është përdorur për transport të lëndës narkotike me qëllim shmangien e kontrolleve policore.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore vijon hetimet për të zbardhur nëse ka efektivë të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re