“Një eksperiment idiot”/ Kulluri: PD duhet të shkëputet nga Bashizmi

kulluri.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike.

Në një lidhje direkte në emisonin “7pa5”, Kulluri tha se mënyra sesi Basha po merr vendime është një çmenduri politike. Ai thekson se krydemorkati Basha është në anën e gabuar të historisë dhe PD duhet të shkëputet nga “Bashizmi”.

“Ajo që po bën Basha është një çmenduri politike, merr vendime dhe thotë se këto janë vendimet e mia personale e nuk pyes se çfarë thotë antarësia. Basha është në krahun e gabuar të histories, ndërsa foltorja e Berishës është një akt demokratik. Basha e ka marrë peng partinë duke marrë vendime personale. PD duhet të shkëputet nga Bashizmi jo nga Berishizmi. Është një eksperiment idiot”, u shpreh Kulluri.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë