Edicioni i 11 i ‘Apollo Art Colony’ i është kushtuar i gjithi Ukrainës.

 

22 piktorë mes të cilëve shqiptarë e të huaj, përcollën përmes ngjyrave tematikën e luftës dhe vuajtjeve të popullit ukrainas.

 

Për organizatoret, kjo ekspozitë do të jetë një pasuri e shtuar për fondin e veprave të artit në galerinë e Fierit.

 

SAIMIR AHEMTI – ORGANIZATOR

 

Ky është edicioni i 11.  Eshte një aktivitet i traditës. E para pasuron vegalerinë e veprave të artit në fier . Dhe e veçanta është tjetër është se ky edicion i është kushtuar luftës së Ukrainës.  Janë paraqitur rreth 25 punime. Kanë qenë 22 artistë nga vende të ndryshme të Ballkanit. Kjo është kolona dedikuar Fierit. Nuk promovohet vetëm arti por dhe rajoni. Do të qëndrojë 3 javë hapur. 

 

Në këtë edicion, pjesëmarrëse kanë qënë dhe tre artiste nga Ukraina.

 

Snegana Melnyk, rrëfen se në veprën e saj ka përcjellë ngjyrat e paqes. Ngjyra që në të ardhmen shpresohet të risjellin ditët e bukura për bashkëkombasit e saj.

 

SNEGANA MELNYK- ARTISTE UKRAINASE

Në këtë kohë lufte ajo që ne mund të bëjmë është që të japim ngjyrat e paqes. Sepse ky është dhe slogan i artit. Në këtë pikturë ne kemi shumë ngjyra të ndryshme. Dhe kjo pasi unë besojë në të ardhmen e vendit tim dhe se do të kemi ditë shumë të mira. 

 

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për rreth 3 javë për artëdashësit fierak dhe jo vetëm .

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re