Papa Françesku, duke vizituar një varrezë ushtarake në ditën kur katolikët kujtojnë të vdekurit e tyre, u bëri thirrje prodhuesve të armëve të martën të “ndalojnë” pasi lufta “gëlltit fëmijët e atdheut”.

Në Ditën e Gjithë Shpirtrave, kreu i Kishës Katolike Romake shërbeu meshën në varrezat ushtarake franceze në Romë, vendvarrimi i rreth 1900 ushtarëve francezë dhe marokenë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Reuters.

 Posedimi i armëve bërthamore, perversitet!

Papa Françesku, i cili viziton varrezat çdo vit në përkujtim, vendosi trëndafila të bardhë dhe u ndal në disa prej varreve për t’u lutur dhe përmendur se në njërën lexohet: “E panjohur, vdiq për Francën, 1944”.

“As edhe një emër… Por në zemrën e Zotit janë të gjithë emrat tanë. Kjo është një tragjedi e luftës”, tha ai në një predikim të improvizuar.

“Por a luftojmë mjaftueshëm për të parandaluar luftërat, se nuk ka ekonomi të vendeve që po forcohen falë industrisë së armëve?”, pyeti ai.

“Këto varre janë një mesazh paqeje. Ndaloni, vëllezër e motra, ndaloni. Ndaloni, prodhues të armëve, ndaloni!” tha ai, duke shtuar se në këto varreza janë varrosur njerëzit në mesin e shumë “viktimave të luftës që gëlltit fëmijët e atdheut”.

Ai bëri shumë thirrje për çarmatim dhe tha se armët bërthamore duhet të ndalohen, sepse edhe posedimi i tyre është “pervers” dhe i pambrojtur për parandalim.

“Fyerje për viktimat e ushtarëve marokenë”

Kur vendi i meshës u njoftua muajin e kaluar, një grup italian protestoi, duke thënë se zgjedhja ishte një fyerje për viktimat e ushtarëve marokenë të njohur si Goumiers, të cilët kryen shumë vrasje të rastësishme dhe përdhunuan shumë gra italiane në fshatrat midis Napolit dhe Romës teksa forcat aleate përparuan në Gadishullin Apenin. .

Një incident i tillë është përjetësuar në filmin neo-realist të Vittorio De Sica-s të viteve 1960, “Two Women”, me protagoniste Sophia Loren, i cili tregon historinë e një gruaje dhe vajzës së saj, që të dyja të përdhunuara nga ushtarët marokenë në jug të Romës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re