Deputeti Enkelejd Alibeaj ka folur për mundësinë e krijimit të një partie të re, duke thënë se një entiteti të ri politik është mënyra e vetme për prezantimin në zgjedhje.

Nga studioja e emisionit ‘Open’ ai deklaroi se grupimi i tyre ende nuk është grup parlamentar, por shtoi sepse rregullorja ka pikat e veta. Ai shtoi se grupimin e tyre e bashkojnë çështje bazike, si për shembull listat e hapura, ndërsa theksoi se ata që duan t’i bashkohen, nuk duhet të kenë asnjë lidhje as me kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Nuk ka të bëjë me një parti të re të Alibeajt. Ka një projekt dhe do të ketë një projekt, por nuk jam dakord me një entitet apo parti të një individi. Po të jetë për parti indiviudale ka plot. Pyetja është për cilët? Për ata që kanë pasur një kurs politik ndryshe nga ajo që ka bërë Sali Berisha. Në opozitë ka dy segmente, njëri është pranë Berishës. Tjetri është një grupim që na bashkojnë këto çështje bazike, më e rëndësishmja listat e hapura. Kushdo nga kolegët deputetë, dhe jo vetëm por edhe persona të tjerë politikë jashtë parlamentit, do të ketë mundësinë.

Thirrja do të dukej një fjalë e madhe, por hapësira për të ndërmarrë një sakrificë, që u shkon gjithë shqiptarëve që besojnë te 3 pikat tona të përbashkëta. E katërta, po e shtoj këtu, nuk na lidh asgjë as me Ramën as me Berishën. Nuk jemi ende grup parlamentar sepse rregullorja ka disa pika të vetat. Rrafshi tjetër është krijimi i një entiteti të ri politik, është mënyra e vetme për prezantimin në zgjedhje”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re