Në një rast, Henry Ford, pronari i kompanisë Ford Motor, ishte duke darkuar me dy kandidatë për një pozicion prestigjioz në kompaninë e tij. Të dy kandidatët ishin diplomuar në të njëjtin fakultet dhe kishin të njëjtën notë mesatare (të shkëlqyer).

Pasi dolën nga restoranti, Ford i tha njërit prej tyre: “Ti je vënë në atë pozicion!”

Ndërsa tjetrit i tha: “Më fal, nuk do të jesh në ekipin tonë!”

I riu që nuk u pranua në kompani gjeti guxim dhe tha: “Zoti Ford, a mund t’ju pyes diçka?”

Ford i tha: “Vazhdo, pyet!”

“Zoti Ford, ne nuk folëm për inxhinieri, makina apo universitet gjatë darkës, folëm vetëm për gjëra të përgjithshme, kështu që pse shoku im fitoi vendin e punës dhe unë u refuzova?”

Henry Ford tha: “Për dy arsye: së pari, shoku juaj e provoi biftekun dhe më pas e kriposi, ndërsa ju e kriposët para se ta provoni. Më pëlqejnë njerëzit që provojnë gjërat para se të përpiqen t’i ndryshojnë ato.

E dyta, shoku juaj u tregua i sjellshëm me kamarierët duke u thënë atyre ‘Faleminderit dhe më falni!’

Sa për ju, ju ishit plotësisht të pandjeshëm. Ti thjesht ishe i sjellshëm me mua dhe vetëm kaq. Një lider i madh, i cili dëshiron të ketë ndikim në biznesin e tij, duhet të trajtojë çdo person si një qenie njerëzore.”

Veprimet e vogla dhe të thjeshta thonë shumë për njerëzit. Nuk është e nevojshme të futeni në thellësi të aspekteve të tjera për të zbuluar se cilët janë dhe si janë. Mjafton një udhëtim dhjetë minutash me dikë në timon për të pasur një ide mbi personalitetin e tij, mirësjelljen, ekuilibrin, mënyrën e marrjes së vendimeve dhe respektimin e pasojave.

Nëse një njeri i jep lëmoshë një të varfëri, ose refuzon t’i japë atij, kjo jep shumë shenja dhe dëshmi për personalitetin e tij. Një lëmoshë e sjellshme është më e mirë se një dhënie arrogante e saj, sepse ideja nuk ka të bëjë me dhënien e gjërave aq sa për metodën e tyre.

Mënyra se si një burrë dhe një grua ecin në rrugë mund të ofrojë një pamje reale të marrëdhënies mes tyre.

Toni i zërit me të cilin një baba flet me fëmijët e tij ose një profesor me studentët e tij, mjafton për të zbuluar edukimin dhe mënyrën se si ai edukon.

Fjalori që dikush zgjedh në fjalimin e tij mund të mos zbulojë shumëçka, por sigurisht që do të zbulojë nivelin e maturisë dhe të të kuptuarit.

Sistemi i vlerave dhe moralit njerëzor nuk kërkon shumë për t’u njohur. Është e rëndësishme vetëm të jesh i vëmendshëm. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re