Një ngjarje e rëndë, por fatmirësisht pa viktima, u shënua paditen e sotme në rrugën e re të By-Passit të Vlorës, ku një automjet tip ‘Mercedes – Benz’, është përfshirë papritur nga flakët, teksa ishte në ecje e sipër.

Sipas burimeve të Fax News nga vendi i ngjarjes, mësohet se në këtë automjet po udhëtonte një familje, e cila po shkonte për pushimet verore në jug të vendit.

Edhe pse flakët e kanë përfshirë automjetin menjëherë, drejtuesi i saj, fatmirësisht ka mundur ta ndalë atë, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme, duke shpëtuar nga flakët jo vetëm veten, por edhe familjarët e tij që udhëtonin bashkë me të.

Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, automjeti shihet i djegur tërësisht si pasojë e zjarrit.

Ndërkohë, policia, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në pjesën e parme të automjetit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re