Skip to content

Një familje siriane me dy fëmijë humb jetën në një zjarr në Francë

thumbs b c 1f453561e2cadb5fe91683fee1119382

Në një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë ku po qëndronte një familje refugjatësh sirianë në Strasburg të Francës, humbën jetën katër persona, dy fëmijë dhe prindërit e tyre.

Sipas mediave franceze, rreth orës 05:00 shpërtheu zjarr në katin e tretë të një pallati banimi në rrugën Brantome në rrethin Neuhof.

Familja katëranëtarëshe siriane, përfshirë dy fëmijë, vdiqën nga zjarri.

Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të zjarrit në banesë.
Burimi: AA