Ministri për Punët e Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan nga Tirana ka komentuar konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës. Në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar, Igli Hasani, Fidan i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa pasi shumë palestinezë të marrë robër mund të vdesin nga uria.

Ai u shpreh se duhet të lejohet futja e ndihmave humanitare me qëllim që kjo krizë të përfundojë sa më shpejt.

Sipas tij përveç shumë civilëve që janë vrarë nga bombardimet dhe plumbat, shumë të tjerë mund të vdesin nga uria.

“Një tjetër çështje e rëndësishme është tragjedia njerëzore që po ndodh në Gaza. Ju e dini që në Palestinë me mijëra të pafajshëm janë duke u masakruar.

Po përballemi me një nivel tjetër të tragjedisë. Ndërkohë që ka shumë jetë të humbur nga bombardimet, kemi edhe miliona palestinezë që janë marrë robër dhe janë lënë në kushtet e varfërisë dhe urisë.

Nuk po jepet leje për hyrjen  e ndihmave humanitare. Kjo tregon që një fatkeqësi e madhe po ndodh. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka treguar një reagim në nivelin e duhur. Prandaj këtu dua që ta ftoj opinionin ndërkombëtar të përdore metoda të tjera në mënyrë që të merren masa për 2 milion personat që janë marrë peng në kushtet e urisë që të marrin masa në mënyrë që kjo të përfundojë sa më shpejt, pasi në të kundërt do jetë vonë. Pra përveç shumë njerëzve që kanë humbur jetën nga plumbat do të humbasim shumë njerëz për shkak të urisë. Kjo do të jetë një peshë e ndërgjegjes që nuk do ta mbajë dot opinioni ndërkombëtar” tha ministri turk.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re