Nuredin Dumani nuk ka qenë shtetasi i vetëm i arrestuar gjatë operacionit të RENEA-s në Fier. Siç duket në foton e mësipërme, policia ka shoqëruar edhe një femër.

Identiteti I saj nuk bëhet i ditur por mësohet se ajo ka qenë e pranishme në momentin kur policia ka arrestuar Dumanin i cili ka qenë i plagosur si pasojë e atentatit të dështuar ndaj shtetasit Talo Çela.

Ndërsa sa i përket mënyrës sesi u arrit të zbulohej vendnndodhja e Nuredin Dumanit, gjithçka shpjegohet me anë të një telefonate të bërë drejt spitalit të Fierit ku thuhej se një person i plagosur kishte nevojë për ndihmë. Kaq ka mjaftuar që forcat speciale të shkojnë në vendndodhjen që u dhanë mjekët për të verifikuar se personi i plagosur ishte i shumëkërkuari, Nuredin Dumani.

Në spitalin Rajonal të Fierit, mësohet se kanë zbarkuar shefat e krimeve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

PROFIL/ U gjet i plagosur kur iu vunë prangat pas atentatit në Elbasan, kush është Nuredin Dumani, i përfshirë në disa vrasje

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re