Nga të dhënat e para mësohet se 3-vjeçari ka qenë në kopsht. Në momentin që ka mbërritur në spital, fëmija 3 vjeç nuk ka reaguar.

Ndërkohë, 3-vjeçarit i janë konstatuar shenja në qafë, por nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur dhe si qëndron e vërteta mbi ngjarjen e rëndë.

Informacion paraprak

Në orën 13:00, në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re