Skip to content

Një fëmijë 7 vjeç rezulton pozitiv me koronavirus në Lezhë, kush janë tre ‘vatrat’ më të rrezikshme në qytet

Situata e infeksionit nga vala e dytë e koronavirusit COVID-19 që goditi vendin në territoret e Bashkisë Lezhë dhe Mirditë është nën kontroll. Nga vala e dytë e rikthimit të infeksionit COVID-9 në Lezhë kanë rezultuar zyrtarisht pozitiv me koronavirus COVID-19 dhjetë qytetarë përfshi një fëmijë 7 vjeçarë. Këta të infektuar i përkasin katër vatarve të pa varura nga njëra tjetra, një nënë me fëmijën e saj që janë infektuar në një eveniment familiarë në Pukë.

Vatra e dytë është një familje me 5 antarë ku të gjithë kanë rezultuar pozitiv. Gruaja e familjes pesëantarèshe është e punësuar në Bashkinè Lezhë, ndaj kolegët që kanë patur kontakte pune me të i janë nënshtruar analizës me tampon por fatmirësisht kanë rezultuar negativ. Vatra e tretë i pëket një polici të burgut të Shënkollit i cili mendohet se është infektuar nga djali i tij i rikthyer nga Italia, nga kjo familje pozitive ka rezultuar edhe bashkëshortja e policit. Vatra e katërt është identifikuar të martën që i përket një qytetari por ende nuk dihet nga dhe si është infektuar. Gjithsej në teritorin e Bashkisë Lezhë janë prekur nga koronavirusi COVID-19, 24 persona, fatmirèsisht pa pasoja fatale për jetën.

Në teritorin e Bashkisë Mirditë nga koronavirusi COVID-19 nga vala e dytë e infeksionit kanë rezultuar dy qytetarë pozitiv, para disa ditësh një grua e punsuar në zyrën arsimore Mirditë, por fatmirësisht nuk ka patur kontakte me maturantët gjatë sezonit të provimeve. Punonjësit e zyrës arsimore Mirditê jan izoluar dhe j’u është bërë tamponi dhe fatmirësisht kan rezultuar negaitiv, po ashtu edhe familiarët e të infektuarës pas analizave kan rezultuar negativ. Të hënën ka rezultuar pozitiv edhe një qytetarë nga Mirdita. Që nga shfaqja e infeksionit viral COVID-19 në teritorin e Bashkisë Mirditë kan rezultuar pozitiv 7 persona, nga këta 5 në valën e parë në muajn mars dhe 2 tani në valën e dytë.

Të shtunën tre futbollistë të Shënkollit u dyshuan se mund të ishin të infektuar me koronavirusin COVID-19 pasi kur u paraqitën në seancën stërvitore gjatë kontrollit të temperaturës kishin teperaturë të lartë. Kjo bëri që të izoloheshin dhe t’i nënshtroheshin analizës me tampon dy herë dhe fatmirësusht të dy herët rezultuan negativ, ndaj që nga e marta j’u bashkuan skuadrës së shënkollit për të vijuar stërvitjen. Ky lajm i mirë u konfirmua nga traineri i Shënkollit Anteu Pepaj.(FAXNEWS)

/faxweb