Skip to content

“Një fëmijë u përplas me makinën time”, Policia rrëzon pretendimet e ministres kosovare, shkak shpejtësia me të cilën drejtonte mjetin

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka përplasur një fëmijë me makinë ditën e djeshme, ndërkohë që fillimisht kishte bërë përgjegjës për aksidentin të miturin.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vicianum” në Prishtinë rreth orës 12:25. Fëmija është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor ndërsa rasti po trajtohet nga policia.

“Me datë 10.04.2022 rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Auto 1 Ford Fiesta ngjyrë e kaltër, shofer Rozeta Hajdari FSHK e lindur ***. Këmbësori i lënduar I.B. i lindur me ** 2012 në Prishtinë. Shkaku i aksidentit, mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës”, thuhej në raportin zyrtar të policisë së Kosovës.

Kur aksidenti u raportua në media, ministrja Hajdari doli me një deklaratë me të cilën shkaktoi reagime publike duke thënë se “një fëmijë u përplas në veturën e saj”.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se i ka ofruar ndihmë fëmijës dhe ka njoftuar organet kompetente.

“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas anash në veturën time.

Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit.

Ndihem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi. Fëmija i uroj shëndet e jetë të gjatë!”, thuhet në reagimin e saj.

/faxweb