“Arbëria” quhet filmi kushtuar arbëreshëve të Italisë, i cili do të shfaqet në platformën Netflix duke filluar nga 23 dhjetori.

Filmi ka në fokus traditat dhe kulturën e arbëreshëve dhe shënon filmin e parë shqip që do të shfaqet në platformën e njohur.

Regjisorja Francesca Oliveri, sjell disa tematika me vlerë historike nëpërmjet rrëfimeve të gjyshes së saj për arbëreshët.

“Prishja e gjakut”, kultura, përkatësia etnike, e fshehur apo refuzuar, trashëgimia kulturore e shumë elemente të botëkuptimit, përbëjnë filmin, i cili vendoset mes realiteteve arbërorë në fshatrat e Kalabrisë e Bazilikatës.

Aktorja protagoniste në film është Caterina Misasi, e cila luan personazhin kryesor të historisë dramatike, Aida Grecon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re