Michael-Ange Flori u gjobit me 10.000 euro për posterin ku përshkruante Presidentin e Francës si udhëheqësin nazist Adolf Hitler.
Macron paditi 62-vjeçarin Flori, kurse një gjykatë në Toulon e shpalli atë fajtor për fyerje të qëllimshme të presidentit.
Mbrojtja njoftoi fillimin e një procedure apeli, ndërsa Flori tha se Macron është i shpejtë në mbrojtjen e lirisë së fjalës derisa të preket personalisht.
“Të gjithë shkruanin në mure, kurse unë vetëm e vendosa në poster. Karikatura është një formë e vjetër e të shprehurit”, tha Flori në mediat sociale.
Më 19 korrik, Flori vendosi postera në Toulon dhe Seyne-sur-Mer që përshkruanin Macron-in si Hitlerin, pasi Macron prezantoi një dispozitë për vaksinimin e detyrueshëm anti-COVID në një numër profesionesh në Francë.