Skip to content

Një fshat bie pre e hajdutëve/ Nga ‘Benzi’ te gjelat e detit, ja çfarë kanë mundur të marrin autorët

 

Disa shtëpi në fshatin Gjocaj, në Bashkinë e Peqinit ka rënë pre e hajdutëve në prag të festave të fundvitit.

Grabitësit kanë mundur të marrin rreth 1500 kg vaj ulliri, 150 krerë gjela deti, një automjet tip ‘Benz’ dhe një sasi të konsiderueshme vegla pune.

Mësohet se vlera e sendeve të grabitura arrin në rreth 1.5 milion lekë të reja.

Policia e njoftuar nga banorët ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.