Presidenti Ilir Meta ka sfiduar kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet scoiale, Meta ka shpërndarë një njoftim ku thotë se është i ftuar në “Çim Peka Live”. Në të njëjtën studio, Meta kërkon që Rama që të përballet me të në debat.

Nëse Rama nuk dëshiron që të përballet me të në emisionin e Çim Pekës, Meta i kërkon me lutje që ta caktojë ai vendin, vetëm që të bëhet bureë e të pranojë sfidën.

“Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut! Sot në ora 20:45, jam i ftuar për një intervistë live në Syri TV nga Çim Peka. Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve. Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete, deputet nga partia ose hajde bashkë me të gjithë “të fortët” e tu. Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti. Vetëm të lutem më thuaj! Bëhu njëherë trim, hë të keqen, se dita e Llogaridhënies erdhi. Të lutem më thuaj! Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!”- shkruan meta në statusin e tij.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re