Pos drejtimit të Top Story-t, Grida Duma po ka tashmë dhe një podcast të saj, ku e ftuar së fundi ishte Hati, një personazh i njohur i virtualitetit social. Aty, znj. Duma la ta kuptohet se mendon rikthimin në politikë. Jo në PD por me një parti të re, tërësisht femërore.
“Një ditë do zgjohem në mëngjes dhe do bëj një parti që do ketë në fokus gratë,” tha Duma, duke i drejtuar Hatit një ftesë të hapur për t’u përfshirë në këtë nismë, duke e joshur me këto fjalë: “Bëj një sakrificë katër vite vetëm, jep modelin tënd të vërtetë. Ndoshta nuk fitojmë, por do prekësh gjithë Shqipërinë.”
Hati e pranoi idenë duke i thënë: “Mendoj që do e bëja. Më pëlqejnë sfidat, më pëlqejnë gjërat e reja. Pse jo, do e testoj veten deri ku mund të shkoj.”
Duma e lë të hapur idenë se kjo mund të mos ketë qenë thjesht një shkëmbim idesh, por fillimi i diçkaje konkrete:
“Kjo është më shumë se një ftesë, por do ta mbaj mend që e kemi bërë këtë bisedë bashkë, përpara se të të marrë dikush tjetër.”
Kujtojmë se Grida Duma luan dhe rolin e një sociaologeje feministe që ka në qendër elementin femëror, si ta bën më aktiv në shoqëri, sipas modelit të vetëvetes. /tesheshi.com/



